Zv.Ministrja e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Besa Zogaj qëndroi në Lipjan

PUBLIKUAR

Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, së bashku me drejtorin për Ekonomi dhe Zhvillim, Latif Ramadanin, sot në zyrën e tij ka pritur në një takim pune zëvendësministren e Zhvillimit Ekonomik, Besa Zogaj.

Gjatë takimit u diskutuan, zhvillimet aktuale në sektorin e zhvillimit ekonomik, me theks të veçantë implementimi i strategjisë për efiçiencë, dhe burimet e ripërtritshme të energjisë.

Në këtë rast, kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, e njoftoi zëvendësministren, Besa Zogaj, për aprovimin e strategjisë për efiçiencë, si dhe mbarëvajtjen e projekteve të efiçiencës, në kuadër të zhvillimeve të infrastrukturës publike.

Në anën tjetër, zv.ministrja, Besa Zogaj, ka falënderuar kryetarin Ahmeti, për pritjen, dhe është shprehur e gatshme për të bashkëpunuar.
Po ashtu ajo, e ka njoftuar Ahmetin në lidhje me projektet e ardhshme, që kanë të bëjnë me efiçiencën dhe ndërmarrjet publike.

SHIKO MË SHUMË

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...

Dhunë në familje në Lipjan

Gjatë raportit 24 orësh policia e Kosovës ka njoftuar se nënë dhe bir në...