Zuna me Loredanën prapë shfaqen së bashku

PUBLIKUAR

Rep-artistët Loredana Zefi dhe Zuna duket se po kalojnë kohë të bukura të bashku. Kështu të paktën kuptohet nga publikimi i imazheve, në të cilat shumicën e kohës shihen pranë njëri-tjetrit, gjë që ka shkaktuar spekulime se dyshja kanë filluar lidhje dashurie.

Për një kohë të gjatë në botën e shoubizit janë shpërndarë fotografi dhe video të ndryshme që pretendonin se Loredana dhe Zuna janë në romancë, por ata nuk kanë pohuar diçka të tillë, shkruan portali arbresh.info

Loredana publikoi imazhe krah reperit, ndërsa të dy po bënin gjestin e pahijshëm duke ia treguar gishtin e mesit kamerës.

Se a do t’i shohim këta dy artistë bashkë në një tjetër projekt, i mbetet kohës ta dëshmojë një gjë të tillë.

Loredana përndryshe po punon vazhdimisht për projekte të reja muzikore, gjersa sa i përket koncerteve i është dashur t’i anulojë shkaku i coronavirusit.

SHIKO MË SHUMË

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...

Ish-banori i Big Brother VIP Albania publikon foto me të dashurën

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Fation Kuqari, është rikthyer në vëmendjen e mediave...