Zogaj i PDK-së: Nuk e kemi pritur balotazhin në Drenas, Lladrovci u tregua modest

PUBLIKUAR

Deputeti i PDK-së, Bislim Zogaj, ka thënë se partia e tij nuk e ka pritur që të shkojë në balotazh në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas, duke menduar se do të fitojnë qysh në raundin e parë.

“Balotazhin nuk e kemi pritur, por normalisht se kur ndahen tre katër veta nga partia është normale, sepse të gjithë kandidatët tjerë kanë marrë votën e PDK-së. Po ashtu kanë dalë më pak votues në zgjedhje, ka qenë votë vetëm për kryetar dhe motivi ka qenë më i vogël”, tha Zogaj në Info Magazine të Klan Kosovës.

Ndërsa përse erdhi deri tek ky rezultat Zogaj thotë se faje ka gjithkah nga pak, porse një nga arsyet është edhe modestia e kandidatit të PDK-së për kryetar, Ramiz Lladorvcit, njofton Klan Kosova.

Ani se Lladorvci kishte premtuar 70 milionë euro investime, Zogaj i quajti modeste premtimet e Lladrovcit.

“Një nga faktorët është edhe modestia e kryetarit, sepse ku të gjithë kandidatët kanë premtuar shumë, Ramiz Lladrovci nuk ka dhënë premtime, pos të atij se do të punojë shumë”, tha Zogaj.

“Është dashur të udhëhiqet një fushatë ma ndryshe. Kandidati jonë ka qenë shumë modest”, pohoi Zogaj.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...