Zogaj: Do të ketë luftë kompetenash mes EULEX-it dhe UNMIK-ut

PUBLIKUAR

Analisti Petrit Zogaj ka thënë se UNMIK-u nuk ka qenë i larguar ndonjëherë nga Kosova, pasi ka pasur prezencë në anën veriore.

”E para e punës duhet me kontekstualizu, EULEX-i ka ardh në Kosovë pas një ujdie. Vendosja e EULEX-it është vonuar përderisa OKB nuk e ka prezantuar atë plan. Ka qenë një iniciativë e OKB, u dasht të jap leje për të vendos një mision ndëkrombëtar, sepse ka një konsesus të madh në raport me Kosovën”, tha Zogaj në Info Magazine të Klan Kosovës.

”EULEX-i u vendos me pëlqimin e OKB-së. E, çka ka ndodhë, a është diskutu ky plan 6 pikësh apo jo, nuk dihet. Nuk jam i bindur që EULEX, do të shkojë. Do të ketë luftë për kompetenca këtu, në mes EULEX dhe UNMIK-ut”, tha ai.

Zogaj tha se UNMIK-un nuk ka qenë i larguar ndonjëherë, “ka pasë prezencë në anën veriore”.

”Kryeministri Mustafa ka pritur shefin e UNMIK-ut. Që do të thotë, nëse kryeministri e pret një shef neutral, e ka pritur në disa takime zyrtare, është sinjal i qartë se ky mund të jetë partner në vend”.

“Shefat e UNMIK-ut kanë qenë dhe kanë bërë disa takime me zyrtarë të lartë edhe me Serbinë”, tha Zogaj.

 

SHIKO MË SHUMË

“Merreni nga një çadër”, organizatori i protestës: Sonte, edhe nën shi – bashkë për UÇK-në

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, Çlirim Haziri, u ka bërë...

Te hënën seanca e Kuvendit

Seanca e kuvendiut të Kosovës do të mbahet të hënën. Pas mbledhjes së kryesisë...

Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh

Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes lidhur me...