Zlatan: Unë jam një Ferrari në mesin e shumë Fiat-ëve

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ambasada amerikane bën thirrje: Dhuna në familje është krim, mos duroni!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë thirrje që të...

Lajçak thotë se shoqëritë e Kosovës dhe Serbisë s’e duan normalizimin: Sa herë Kurti e Vuçiq bëjnë ndonjë hap, ka kritika

Emisari i BE’së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, përgjegjës për bisedimet Kosovë-Serbi, ka thënë...

Ylli i LA Galaxy, Zlatan Ibrahimovic dëshiron që edhe bashkëlojtarët e tij të ngrihen në nivelin e tij dhe nuk beson se liga amerikane MLS mund të krahasohet me ligat më të mira të Evropës.

Sulmuesi suedez gjithmonë e ka shprehur mendimin e vet. Ai ka lënë gjurmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe si lojtar në MLS, por edhe si personalitet jashtë fushës së lojës, transmeton Gazeta Express.

Me 13 gola dhe tre asiste në 16 ndeshjet e zhvilluara këtë sezon, LA Galaxy është duke e parë anën e mirë të kontratës së madhe që ia ofroi Ibrahimovicit në fund të sezonit të kaluar. Klubi nga Los Angelesi për momentin radhitet në pozitën e tretë.

Edhe pse këtë sezon do të tentojë ta fitojë titullin e kësaj lige të SHBA, 37-vjeçari e bëri të qartë në një intervistë me ESPN se ai ndien që ka një dallim shumë të madh mes nivelit të tij dhe lojtarëve të tjerë në MLS.

“MLS nuk është në nivelin e Evropës, që të jem i sinqertë. Përpara, unë luaja ose me lojtarë të nivelit tim ose me lojtarë që janë afër nivelit tim. Kjo e bën lidhjen mes neve në fushë më të lehtë”, ka thënë suedezi.

“Këtu, unë jam si një Ferrari në mes të Fiat-ëve. Mund të ndodhë që Ferrari mund të bëhet Fiat, ose Fiat-i mund të bëhet Ferrari”.

“Unë e kisha këtë problem edhe me ekipin kombëtar të Suedisë, edhe pse jo kaq shumë. Unë thashë: “Nuk mund ta pranoj këtë, nuk mund ta pranoj kur topi nuk vjen te unë, apo vjen shumë vonë”. Dua që ta të ngrihen në nivelin tim”.

“Lojtari këtu në SHBA mund të bëhet shumë më shpejtë, me taktika shumë më të mirë dhe ndeshja të jetë shumë më ritmike”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...