Zlatan Ibrahimovic s’di të ndalet në MLS, shënon dy gola

PUBLIKUAR

Ibrahimovic ka shënuar dy gola tjerë në MLS, por Los Angeles Galaxy është ndalur me një barazim nga Seattle Sounders FC.

Los Angeles Galaxy nuk ka arritur t’i marrë pikët e plota në shtëpi kundër Seattle Sounders FC, sfidë që përfundoi 2-2.

Por, pavarësisht se Galaxy nuk fitoi, Zlatan Ibrahimovic ishte ai që shkëlqeu me dy gola.

Ibrahimovic shënoi për 1-1 në minutën e 45’ dhe për 2-1 në minutën e 65’, para se Jorgen Skjelvik të shënojë për të barazuar në 2-2 në minutën e 82’.

20 gola në 21 ndeshje dhe 3 asiste këtë sezon, Ibrahimovic po shkëlqen te Galaxy.

Në total, ai deri më tani ka shënuar 42 gola në 48 ndeshje, statistika të frikshme për një lojtar 37-vjeçar. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...