Zjarrfikësit e Lipjanit në Grevë, vizioton Komuna

PUBLIKUAR

Untitledasdas

13 tetor 2014- Në mbledhjen e rregullt të së hënës së Këshillit të Drejtorëve, kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ndër shumë çështje të tjera, ka folur edhe për grevën e Shërbimit të Zjarrfikësve në Lipjan. Kryetari Ahmeti, tha se, greva e zjarrfikësve është në nivel të Kosovës, dhe problemet e tilla janë përcjellur edhe tek shërbimi i zjarrfikësve në komunën e Lipjanit.

Ndërsa gjatë ditës së sotme, në vizitë Shërbimit të Zjarrfikësve në Lipjan, të cilët ishin në grevë, i ka vizituar një delegacion i përbërë nga Komuna e Lipjanit, i udhëhequr nga nënkryetarët e Komunës, z. Fitim Selimi, z.Sefër Tasholli si dhe drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim z. Remzi Mehmeti, njofton komuna e Lipajnit.

Situata e krijuar në shërbimin e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në të gjitha Komunat e Kosovës, një gjendje konfuze e pakuptimtë, e papranueshme dhe e papërballueshëm ka shtyrë Sindikatën e Zjarrëfikjes së Kosovës të hyjnë në grevë./LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari (m/k), pasi që në vazhdimësi...

Dyshohet se u vodhën para nga arka e bamirësisë në një xhami në Lipjan

VJEDHJE E RËNDË Policia Kosovës ka njoftuar se dyshohet se dy persona  meshkuj shqiptar shtetas...

Nis viti i ri shkollor në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan

Në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan ka nisur viti i ri shkollor për të...