Zjarr në malet e Marevcit dhe Butovcit

PUBLIKUAR

Për dy ditë të tëra në fshatin Butovc dhe Marevc të Prishtinë malet janë duke u djegur, ndërsa banorët thonë se përkundër faktit që kanë raportuar ngjarjen në institucionet gjegjëse, nuk janë ndërmarrë masa për shuarjen e tyre.

Siç raportojnë banorët, në fshatin Marevc, malet e lagjeve “Canaj”, “Brahollve” janë duke u djegur.

Po ashtu, banorët e fshatit Butovc kanë bërë të ditur se në këtë fshat që është në periferi të Prishtinës zjarri është përhapur që tri ditë dhe sipas tyre, nuk është ndërmarrë asnjë masë për shuarjen e zjarrit.

Sipas banorëve të Butovcit zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të madhe të pyllit, ndërsa përpjekja e banorëve për shuarjen e zjarrit kanë qenë të kota, pasi kushtet atmosferike kanë ndihmuar që zjarri të përhapet në drejtim të parkut të Gërmisë. /Telegrafi/

prishitna1prishjtine1prishtina

SHIKO MË SHUMË

Sot varroset Xhemë Kadriut që humbi jetën në vendin e punës në Skenderaj

Xhem Kadriu nga Kopiliqi i Epërm i Skenderajt, i cili humbi jetën më 27...

PDK-ja lëshon seancën në Mitrovicë, Ibrahimi akuzon Pecin për gjuhë fyese ndaj opozitës

Asamblistët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e kanë lëshuar sallën gjatë seancës së...

Pak ditë para se të vritej, Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë edhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Neglizhenca institucionale në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt mund të jetë më e...