Zizu po e shijon pushimin, ende nuk ka vendosur për karrierën

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Francezi nuk ka plane për t’u rikthyer shpejt në menaxhim të ndonjë skuadër, me një pushim që ai po e shijon pasi u largua nga Santiago Bernabeu

Zinedine Zidane nuk ka plane të menjëhershme në menaxhim, me francezin që është duke shijuar pushimin pas dorëheqjes nga Real Madridi.

Ai është trajneri në Spanjë që për një kohë të shkurtër arriti të fitoi trofe të rëndësishme duke fituar një La Liga, dy Kupa të Kampionëve në Botë, tri La Liga të Kampionëve. Kurse në përgjithësi fitoj 9, një mesatare trofeshë për 16 ndeshje për dy vite në Los Blancos.

“Jam shumë i qetë dhe po ndihem mirë”, ka thënë ai për planet e tij në të ardhmen në Paris gjatë një eventi promocional.

“Nuk e di çfarë do të bëj. Më e rëndësishme është vendimi që e mora, të tjerat ti shohim”.

Zidane po ashtu është thënë se pritet të jetë menaxher i Francës në të ardhmen, por Les Blues sapo kanë zgjatur kontratën e Didier Deschamps.

“Nuk e di çfarë ai (Zidane) çfarë ka vendosur. Për momentin mendoj se ai dëshiron të pushojë me familjen e tij dhe të dashurit”, kishte thënë Deschamps para dy jave.

“…dhe pas kësaj, dhe siç thashë, ai definitivisht do të jetë trajner i skuadrës se Francës. Kur? Nuk mund ta them. Por, kjo është logjike. Kurdo të ndodh do të ndodh”.

Zidane po ashtu është këshilluar edhe nga ish kolegu i tij në Francë, Robert Pires që ai duhet të gjëj punë në Angli dhe të shkaktojë probleme duke marrë një klub në drejtim.

“Ai është një garues i madh dhe ai mund të gjen zgjidhje dhe mund të këtë taktika të reja në futboll, sepse ju e dini që Premier Liga dhe La Liga nuk janë të njëjta edhe në aspektin e lojës së futbollit”, ka thënë Pires për Sky Sports. /GazetaExpress

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...