Zinchenkos i bën vetës një dhuratë në shtëpinë e tij

PUBLIKUAR

Ylli i Arsenalit, Oleksandr Zinchenko ka fituar porositur një pikturë mural gjigant të vetvetes së tij në shtëpi, me të cilin krenohet, me ukrainasin që duket se ka qenë një fans i Arsenalit që në fëmijëri

Lojtari 25 vjeçar, i cili luan në disa pozita të fushës dhe u transferua të skuadra e Emirates Stadium nga Manchester City gjatë verës, është duke i pëlqyer shumë jeta në Londrën Veriore, me skuadrën e Mikel Artetas që është në vendin e parë në Premier Ligë.

Zinchenko ka shkuar edhe më larg saqë ka porositur një pikturë të madhe gjigante të tij me fanellën e Arsenalit me të cilën ka dekoruar muret e shtëpisë së tij.

Zinchenko deri me tani ka tetë paraqitje për Arsenalit, duke luajtur edhe si mbrojtës i majtë por edhe në mesfushë dhe përvoja e tij dhe mentaliteti prej fituesi po i hynë në punë Artetës.

@emmakennycreativeWhen Zinchenko asks you to paint his gym 🏟 @arsenal#muralist#muralart#muralartwork#artist#football♬ I See Red – Everybody Loves An Outlaw

Topxhinjtë kanë vetëm edhe një ndeshje për të luajtur para pushimit të Botëror, me ndeshjen që do të zhvillohet të shtunën kundër Wolves në stadiumin Molineux. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...