Zidane zhgënjen Jamesin

PUBLIKUAR

Zidane nuk ka treguar nëse James do të luajë kundër Napolit

Është rikthyer pothuajse që dy javë dhe po stërvitet normalisht me skuadrën, por James Rodriguez luajti vetëm disa minuta në fitoren prej 3:1 të Real Madridit ndaj Osasunës.

Duket se kolumbiani nuk do të marrë më shumë minuta në pjesën e dytë të sezonit, çka edhe e shtyri në dhjetor të thotë haptazi se mund të largohet nga Santiago Bernabeu nëse Zidane nuk i jep më shumë minuta – por deri më tani situata nuk ka ndryshuar.

I pyetu në konferencën për media nëse James do të luajë kundër Napolit, pasi është më i freskët se të tjerët, i cili nuk luajti shumë ndaj Osasunës, Zidane iu përgjigj gazetarëve se do ta mësojnë nesër.

“James? Ai është thirrur për këtë ndeshje dhe është gati të luajë. Nesër do të mësoni 11-shen startuese dhe me çfarë sistemi do të luajmë”, ka thënë Zidane. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...