Zidane vazhdon kontratën me Realin, i dyfishohet rroga (Foto)

PUBLIKUAR

Real Madrid dhe Zinedine Zidane kanë rënë dakord që ta vazhdojnë bashkëpunimin edhe për tre sezone të tjerë

Zinedine Zidane, trajneri i Real Madridit, pritet të shpërblehet nga presidenti i Los Blancos, Florentino Pérez për punën që ka bërë në vitin e fundit.

Sipas të përditshmes sportive madrilene, AS, Real Madrid dhe Zinedine Zidane kanë rënë dakord që ta vazhdojnë bashkëpunimin edhe për tre sezone të tjerë (deri në vitin 2020), përcjell Express.

Zidane aktualisht paguhet 4.35 milionë euro në sezon, derisa me kontratën e re do të paguhet 8 milionë euro në sezon.

Francezi e ka marrë drejtimin e ekipit në fillim të vitit 2016, pasi ishte shkarkuar Rafa Benitez, për shkak të rezultateve të dobëta.

Zidane me Real Madridin ka fituar dy Liga të Kampionëve dhe një titull në La Liga. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...