Zidane: Unë jam fajtori kryesor

PUBLIKUAR

Zinedine Zidane e ka pranuar se ai është fajtori kryesor për humbjen ndaj Leganes dhe eliminimin nga Copa del Rey

Real Madrid ka vazhduar ecurinë negative këtë sezon, duke pësuar humbje në Santiago Bernabeu 2:1 nga Leganes dhe duke u eliminuar nga Kupa.

Për këtë turpërim fajin kryesor e ka marrë trajneri Zinedine Zidane.

“Sot është një dështim për mua dhe kjo është shumë e qartë. Ne nuk është dashur të eliminohemi me rezultatin që kishim nga ndeshja e parë. kjo është arsyeja pse jemi të dëshpëruar”, tha fillimisht Zidane gjatë konferencës për media.

“Kjo është natë më e trishtë në karrierën time si trajner. Lojtarët kanë pjesën e tyre të fajit, sepse ata luajnë në fushë, por fajtori kryesor jam unë. Sot unë jam fajtori kryesor”.

Real Madrid përveç eliminimit nga kupa, është 19 pikë mbrapa Barcelonës në La Liga. Në garë është vetëm në Ligën e Kampionëve, ku do të luajë ndaj PSG në 1/8 e finales. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...