Zidane thotë se po i pengon diskutimi për gjyqtarët

PUBLIKUAR

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë se po i pengon i gjithë diskutimi i vazhdueshëm për referimin, pasi skuadra e tij e mundi 2:1 Real Sociedadin në një ndeshje që shkaktoi shumë polemika për shkak të vendimeve të gjyqtarëve.

Real Madridi kaloi në epërsi me golin e Sergio Ramos nga penalltia, pasi Vinicius Junior u faullua në zonë, para se Adnan Januzajt t’i shfuqizohej një gol për pozitë jashtë loje, transmeton Gazeta Express.

Pak më vonë, Karim Benzema e dyfishoi epërsinë e Madridit edhe pse u duk se e pranoi një top me dorë, por VAR-i vendosi se nuk kishte prekje të topit me dorë.

Mikel Merino shënoi golin e vetëm të Sociedadit në minutat e fundit të ndeshjes.

Kjo ndeshje shkaktoi polemika për shkak të vendimeve të gjyqtarit te dy golat e Madridit dhe te ai i Januzajt.

Por Zidane thotë se është lodhur duke dëgjuar diskutime rreth referimit, duke këmbëngulur se skuadra e tij e meritoi fitoren e cila ia siguron pozitën e parë në renditje me pikë të barabarta me Barcelonën, por me rekordin më të mirë në duele të drejtpërdrejta.

“Ajo që më pengon mua është se në fund ne flasim vetëm për gjyqtarët dhe duket sikur ne nuk kemi bërë asgjë në fushë”, tha Zidane pas ndeshjes.

“Ne nuk do t’i kontrollojmë polemikat. Ne fituam në fushë dhe mendoj se ishte fitore e merituar”, shtoi ai.

“Penalltia ekzistoi dhe sa për golin e Karimit, ai e preku topin me krah jo me dorë”, këmbënguli ai./ /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...