Zidane: S’ka rëndësi çka thonë për mua, nuk kam çfarë të dëshmoj nesër

PUBLIKUAR

Zinedine Zidane ka pohuar se nuk ka çfarë të dëshmojë kur Real Madridi përballet me Paris Saint-Germainin të mërkurën mbrëma dhe ka thënë se nuk i pengon se çfarë thonë njerëzit për të.

Forma e dobët e Real Madridit këtë sezon nënkupton se shanset e gjigantit spanjoll për trofe tjerë varen nga ajo se si luan në Ligë të Kampionëve, ku përballet me një sfidë të vështirë kundër gjigantit francez, PSG-së, transmeton Express.

“Nuk do ta ndryshojmë atë që njerëzit e thonë për ne. Do të tentoj dhe punoj, gjë që është pasioni im”, ka thënë Zidane.

Ai ka shtuar se për ta më e rëndësishmja është të përqendrohen në ndeshjen e nesërme.

“Nuk kam çka dëshmoj nesër. Krejt çka mund të bëj është të përqendrohem në ndeshje, kjo është më e rëndësishmja tani, jo çka thonë njerëzit për mua”, shtoi francezi. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...