Zidane rreh gjoks: I kemi mposhtur 3 klube të mëdha, PSG-në, Juventusin dhe Bayernin

PUBLIKUAR

Pas kualifikimit të Real Madridit në finale të Ligës së Kampionëve të martën mbrëma, trajneri Zinedine Zidane ka rrahur gjoks duke deklaruar se skuadra e tij i ka mposhtur disa prej gjigantëve më të mëdhenj evropianë për të arritur deri atje.

Reali kaloi në finale pas triumfit me rezultat të përgjithshëm 4-3 në dy ndeshje gjysmëfinale kundër Bayern Munichut, transmeton Gazeta Express.

Edhe pse shpesh vuajti nga sulmet e pandërprera të Bayernit, Reali bëri mjaftueshëm për të arritur në finalen e tretë më radhë në Champions.

“Kemi luajtur kundër një ekipi të madh, si kundër Juventusit dhe PSG-së”, tha Zidane në një konferencë për media pas ndeshjes.

“Jemi të lumtur sepse i mposhtem të tri skuadrat e mëdha përkundër se vuajtëm”, shtoi ai. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...