Pas fitores 2:0 kundër Osasunas të mërkurën mbrëma, Madridi e mori kreun e ligës elitare spanjolle, por trajneri francez mendon se është tepër herët të flitet për renditjen tabelore, transmeton Gazeta Express.
“Ne jemi liderë, ama kjo nuk do të thotë asgjë”, tha Zidane në një konferencë për media pas lojës.
“Ajo që ka rëndësi është të vazhdojmë në rrugën e duhur. Na duhet të besojmë në atë që e bëjmë”, shtoi ai.
“Do të kemi kohë të vështira”, u shpreh Zizu. /Gazeta Express/


