Zidane reagon ashpër pasi Real Madridi lëshoi pikë kundër Valladolidit

PUBLIKUAR

Zinedine Zidane është shprehur i zemëruar pasi Real Madridi dështoi ta ruante epërsinë prej 1:0 kundër Real Valladolidit të shtunën në La Liga.

Sergi Guardiola ua siguroi një pikë vizitorëve me një gol të vonshëm, pasi Toni Kroos e kishte humbur topin para zonës së portierit, transmeton Gazeta Express.

Pas ndeshjes, Zidane tha se ky barazim i ka lënë shije të hidhur atij.

“Ma ka lënë një shije të hidhur sepse ne e bëmë gjënë më të vështirë, pra shënuam gol në pjesën e dytë, e cila nuk ishte më e mira”, tha Zidane.

“Menjëherë pasi shënuam ne, ata barazuan. Pjesa e parë ishte e mirë por na mungoi goli. Problemi nuk ishte humbja e topit, sepse ajo ndodh. Qëndruam jashtë pozitave tona. Pastaj topi, e vërtetë, nuk është dashur ta pasonim aty”, shpjegoi ai.

“Çdo ekip mund të të mposhtë. Ne duhet të përmirësohemi dhe të luajmë për 90 minuta”, këmbënguli ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...