Zidane po kthehet

PUBLIKUAR

Zinedine Zidane po e planifikon rikthimin në futboll në një të ardhme të afërt.

Trajneri francez u largua nga Real Madridi në maj të vitit 2021, duke e mbyllur eksperiencën e dytë me “Los Blancos”, pasi konsideroi se ishte një shkëputje në mes të tij dhe bordit të klubit.

Sidoqoftë, 50 vjeçari tash është i gatshëm të rikthehet në zejen e trajnerit, derisa këtë e tha në muzeun Grevin në Paris të hënën paradite.

“A më mungon ulësja e trajnerit? Jo, unë nuk jam larg, duhet të presim, të presim edhe pak. Shpejt, shpejt. Nuk jam larg nga puna si trajner”, deklaroi legjenda franceze për “RMC Sport”, përcjell “Gazeta Express”.

Zidane e drejtoi Realin drejt suksesit të trefishtë radhazi në Ligën e Kampionëve në periudhën 2015-2018.

Gjithashtu, fitoi edhe tituj të kampionit në La Liga me klubin spanjoll.

Këtë vit u spekulua se “Zizou” do ta merrte në dorë Paris Saint-Germainin, por një gjë e tillë nuk ndodhi dhe parisienët e angazhuan trajnerin Christophe Galtier.

Flitet se Zidane mund ta marrë në dorë Kombëtaren e Francës, duke e pasuar Didier Deschampsin.

Ai u lidh edhe me një angazhim eventual në Manchester United, para se “Djajtë e Kuq” ta merrnin holandezin Erik ten Hag.

Mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i radhës për Zinedine Zidanen. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...