Zidane, përgjegjës për formën fantastike të Ronaldos – zbulohet çfarë i ka thënë

PUBLIKUAR

Plani i Zidane për Ronaldon po funksionon, portugezi po shkëlqen në ndeshjet e fundit.

“Nëse më dëgjon mua, nëse pajtohesh të pushosh kohë pas kohe, të humbasësh disa ndeshje, nëse më beson, do të zgjasësh karrierën tënde edhe për shumë vite”, kështu besohet t’i jetë drejtuar Zidane Ronaldos sipas burimeve të “L’Equipe”.

Që nga sezoni i kaluar, kohë pas kohe, Cristiano lihet në shtëpi për të pushuar dhe rezultati është parë si vitin e kaluar, ashtu edhe deri më tani këtë sezon, pasi CR7 po shkëlqen në vitin 2018.

Edhe përgatitësi fizik i PSG-së ka zbuluar punën që Reali bën me Cristianon në parasezon si dhe gjatë sezonit. Është Raphael Fevre, ai që ka folur për “Le Parisien”, duke treguar bisedën që ka pasur me Antonio Pintus, përgatitësin fizik të Los Blancos.

“Ai më ka thënë se punojnë shumë, sidomos në fillim të sezonit. Për Ronaldon kanë një plan special, duke marrë parasysh edhe moshën që ka. Ai punon shumë, nuk ke nevojë t’i thuash asgjë, por vetëm që të qetësohet kohë pas kohe dhe të mos shpenzojë shumë energji. Ata e pushojnë madje atë edhe në disa seanca të caktuara, madje edhe në lojëra”, u shpreh Favre.

“Disa mendojnë se kur t’i mbushësh 30 vjet, në futboll je i vjetër. Nuk është aspak e vërtet, Cristiano është shembulli më i mirë. Tek 33, ju duhet vetëm të përshtatni ngarkesat e punës dhe të keni një mënyrë jetese të shëndetshme, ashtu siç po bën Cristiano”, shtoi Favre.

Falë punës me masë, kujdesit të vazhdueshëm nga Pintus dhe Zinedine Zidane, Cristiano po gëzon formë fantastike në këtë fund sezoni.

Ai aktualisht numëron 39 gola në 36 ndeshje, ka shënuar në të gjitha ndeshjet në Champions League (14 gola) dhe ka realizuar 25 herë në 14 ndeshjet e fundit në të gjitha garat – së fundmi dy kundër Juventusit në Champions League. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...