Zidane, pasi nuk ia dha mundësinë Bale të përshëndetet me tifozët: “Më vjen keq”

PUBLIKUAR

Zidane thotë se i vjen keq që nuk ia dha disa minuta Gareth Bale, në ndeshjen që mund të kishte qenë e fundit për uellsianin.

Bale qëndroi në stol për 90 minuta në humbjen 0-2 të Realit në Bernabeu nga Real Betis, duke e mbyllur kështu sezonin ashtu edhe sic e nisi – në mënyrën më të keqe të mundshme.

Mediat në Spanjë raportojnë vazhdimisht se Bale ka luajtur sezonin e fundit në Madrid dhe i pyetur nga gazetarët pse nuk ia dhuroi disa minuta në ndeshjen që mund të kishte qenë lamtumirëse dhe përshëndetëse me tifozët, Zizu u përgjigj: “Është e vërtetë, më vjen keq. Por nuk e dimë se çfarë do të ndodhë. Unë shikoj ditë pas dite dhe marrë vendime edhe nëse diçka s’më pëlqen”.

Bale është pjesë e Realit që nga viti 2013.

Për shkak të lëndimeve të shumta, ai ka bërë 231 paraqitje dhe ka shënuar 102 gola. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...