Zidane pas humbjes së Real Madridit: Nuk brengosem

PUBLIKUAR

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka këmbëngulur se nuk është i brengosur me humbjen e skuadrës së tij 1:0 kundër Real Mallorca të shtunën, por e ka pranuar se lojtarët e tij duhet të tregojnë vazhdimësi nëse duan të fitojnë ndonjë trofe këtë sezon.

Madridi e humbi udhëheqësinë në La Liga pas kësaj humbjeje, pasi u tejkalua nga Barcelona, e cila e mundi 3:0 Eibarin në udhëtim në të njëjtën ditë, transmeton Gazeta Express.

“Problemi është se ne duhet të tregojnë çdo tri ditë se jemi të mirë”, tha Zidane pas ndeshjes të shtunën mbrëma.

“Por ne nuk po e bëjmë, është e vështirë”, shtoi ai.

Trajnerit francez nuk i pëlqen të thotë se është i brengosur.

“Nuk them se jam i brengosur sepse nuk më pëlqen kjo fjalë, por nëse duam të fitojmë diçka këtë sezon, duhet të tregojmë vazhdimësi”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...