Zidane, pas humbjes: Për ne është më mirë që të përfundojë sa më parë sezoni

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Zinedine Zidane është shprehur i dëshpëruar me humbjen 3-1 nga Real Sociedadi dhe thotë se zgjidhja më e mirë është që të përfundojë sa më parë sezoni.

Në xhiron e 37 në La Liga, Real Madridi është mposhtur 3-1 nga Real Sociedadi.

Pas ndeshjes, trajneri i Los Blancos, Zinedine Zidane, tha se dëshira e vetme e tij momentalisht dhe gjithë skuadrës – është që të përfundojë sa më parë sezoni, për t’i dhënë fund një viti plot me vuajtje dhe për t’u përgatitur sa më mirë për vitin e ardhshëm.

“Është për të ardhur keq sepse kemi bërë ndeshje të mirë. Edhe me 10 lojtarë kemi luajtur mirë dhe kemi pasur raste. Por, për ne më mirë të përfundojë sa më parë gjithçka”, u shpreh Zizu.

Ai foli edhe për Brahim Diaz, 19-vjecarin që shënoi golin e vetëm të Realit në këtë ndeshje.

“Ka luajtur mirë, është lojtar i mirë. Është lojtar interesant, i ri dhe kaq. Do të shohim çfarë do të bëjmë vitin tjetër, por deri më tani ka pasur minuta dhe ka luajtur mirë”, deklaroi trajneri francez.

Zizu pati disa fjalë edhe për Marcelon, për të cilin thotë se dëshiron ta shohë sikur në ditët e lavdishme.

“A mund të shohim në të ardhmen më të mirën e Marcelos? Po, po. Marcelo është pjesë e këtij ekipi, lojtar i Madridi dhe shumë i rëndësishëm dhe dua që të rikuperojmë Marcelon më të mirë. Pak nga pak do ta rikuperojmë”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...