Zidane nuk e lë Danilon të largohet, Juve tani kërkon yllin e PSG-së (Foto)

PUBLIKUAR

Juventusi është i interesuar të nënshkruar me Serge Aurier.

Mediat në Francë janë duke raportuar se Serge Aurier dëshiron të largohet nga Paris Saint-Germain, Juventusi interesohet për shërbimet e francezit.

“Zonja e Vjetër” është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë, pas largimit të Dani Alves, që me shumë mundësi do të transferohet te Manchester City.

Pavarësisht se PSG-ja dëshiron t’i ofrojë kontratë të re 24 vjecarit, Le Parisien shkruan se ai ka vendosur tashmë të largohet dhe Juventusi është destinacioni i mundshëm.

Juve e kërkon edhe Danilon, si zëvendësues të Dani Alves, por Zinedine Zidane nuk dëshiron të mbetet vetëm me një mbrojtës të djathtë, për shkak se sezoni është i gjatë dhe francezi pëlqen rrotacionet. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...