Zinedine Zidane ka befasuar të gjithë duke thënë se ‘nuk e di nëse ekipi i tij e meritoi titullin’
Real Madridi mposhti në finale Sevillan 3:2 pas vazhdimeve për ta fituar Superkupën e Evropës. Pas ndeshjes, trajneri i ‘Los Blancos’ Zinedine Zidane, ka lavdëruar kundërshtarin, teksa ka thënë se ‘nuk e di nëse merituan titullin.
“Ai ishim më të mirët, a e merituam trofeun? Nuk e di – me rëndësi fituam. Sevilla ishte e mrekullueshme, sidomos në pjesën e dytë. Megjithatë, jam i lumtur me mënyrën se si përfundoi dhe dua t’i falënderojë lojtarët që nuk u ndalën së besuari për asnjë minutë. Kam një skuadër të mrekullueshme”, ka thënë Zizu. /Express/


