Zidane: Nuk do ta bëjmë në pantallona kundër Bayernit

PUBLIKUAR

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, është dukur mjaft optimist para ndeshjes gjysmëfinale kundër Bayern Munichut, që do të zhvillohet sonte në “Allianz Arena”.

Trajneri francez ka qenë i qartë se askush nga skuadra e tij nuk do t’i frikësohet kundërshtarit në ndeshjen e parë në Gjermani, transmeton Gazeta Express.

“Nuk do ta bëjmë në pantallona, nuk ndodh”, ka thënë Zidane në konferencë për media para ndeshjes.

Ai ka insistuar se skuadrës së tij i pëlqen të luajë ndeshje të mëdha dhe emocionale.

“Neve na pëlqen t’i luajmë këto ndeshje, të cilat janë emocionale po ashtu, dhe jemi të gatshëm ta bëjmë një ndeshje të madhe”, shtoi francezi. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...