Zidane: Na mungoi kreativiteti, por e merituam fitoren ndaj Atleticos

PUBLIKUAR

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka këmbëngulur se skuadra e tij e meritoi të fitonte derbin kundër Atletico Madridit, megjithëse e pranoi se asaj i mungoi kreativiteti në barazimin pa gola në Wanda Metropolitano.

Derisa Eden Hazard u mbulua mirë dhe nuk pati kurrfarë ndikimi në lojë, Jan Oblak ishte mbresëlënës duke e shpëtuar Atleticon nga humbja me disa pritje të jashtëzakonshme të dielën mbrëma, transmeton Gazeta Express.

“Jo vetëm intensiteti, por edhe forca jonë është e rëndësishme. Sonte pamë një Madrid të fortë sepse nuk e lejuam kundërshtarin të krijojë raste”, tha Zidane pas ndeshjes.

“Na mungoi kreativiteti por ne jemi të lumtur me lojën tonë”, shtoi ai.

Hazard ende nuk e ka gjetur formën e tij më të mirë në Spanjë, por Zidane beson se belgu është në rrugë të mirë për ta bërë.

“Atij po i mungojnë pak gjëra (për të ardhur në formë). Duhet t’i qëndrojmë pranë. Ai ka bërë punë të mirë, por nuk kemi krijuar shumë raste”, theksoi ai. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...