Zidane mesazh Iscos: “Ka luajtur më shumë se vitin e kaluar”

PUBLIKUAR

Zidane nuk do që Isco të largohet nga Reali dhe ia ka dërguar mesazh se është shumë i rëndësishëm për ekipin e tij dhe se këtë e dëshmon fakti se ka luajtur më shumë minuta këtë sezon në krahasime me edicionin 2016/17.

Isco ishte lojtari kryesor i Los Blancos në fitoren 2-1 kundër Malagas, ku shënoi edhe gol, shkruan Gazeta Express.

Në këtë ndeshej munguan lojtarë si Modric, Bale, Marcelo, Kroos e shpëtimtari i Champions League, Cristiano Ronaldo – por aty ishte Isco që bëri diferencën.

“Ai gjithmonë ka qenë i rëndësishme, edhe pse e gjithë bota e mendojnë të kundërtën. Ka pasur më shumë minuta se vitin e kaluar”, u shpreh Zizu.

“Jam i lumtur për golin që shënoi, sepse kishte nevojë. Është i rëndësishëm, edhe pse mendoni se ndonjëherë kam diçka tjetër në kokën time”, iu drejtua Zizu gazetarëve. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...