Zidane merr vendimin përfundimtar për Moratan

PUBLIKUAR

Alvaro Morata nuk do të largohet nga Santiago Bernabeu, kështu ka bërë të ditur Zinedine Zidane

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka gëzuar tifozët e Los Blancos. Ai në konferencën për media pas fitores 3:2 ndaj Chelseat, bëri të ditur se Alvaro Morata do të qëndrojë në ‘Santiago Bernabeu’ këtë edicion.

Reali përdori klauzolën e riblerjes duke t kthyer Moratan në Madrid nga Juventusi për 30 milionë euro.Shumë skuadra Evropiane duan shërbimet e spanjollit, të cilat janë të gatshme të paguajnë mbi 50 milionë euro për spanjollin, por duket se ai është në planet e Zizus.

“Morata është lojtar i Madridit”, u tha Zidane gazetarëve, i cili shoti: “Ne jemi të lumtur që ai është rikthyer. Morata u rikthye në shtëpinë e tij. Ai do të qëndrojë me ne këtë sezon”. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...