Trajneri i Real Madridit është paraqitur përsëri para mediave para ndeshjes me Juventusit
Juventus dhe Real Madrid do të takohen nesër mbrëmë në një supersfidë në kuadër të çerekfinales se Ligës së Kampionëve.
Me të arritur në Torino, legjenda e Real Madridit por edhe Juventusit, Zizu tha se ka ardhur në Torino për fitore, për të marshuar për në gjysmëfinale.
“Finalja e Cardiff’it ëshë një histori krejt tjetër”, ka thënë Zidane derisa ka folur për finalen e vitit të kaluar në kryeqytetin uellsian, transmeton GazetaExpress.
“Të gjithë lojtarët në këtë klub janë të rëndësishëm për ekipin, pavarësisht se kush do të fitojë nesër. Juventusi gjithmonë kanë pasur skuadër të fortë dhe ata po e dëshmojnë këtë edhe gjatë këtij sezoni. Ata janë skuadër e kompletuar, tepër të konsoliduar në mbrojtje dhe kanë një sulm të rrezikshëm. Janë të fortë në të gjitha pozitat”, ka thënë strategu francez.
Zidane gjatë kësaj konference ka folur edhe për Isco’n, i cili shkëlqeu me një superparaqitje për Spanjën gjatë një miqësore me Argjentinën – të cilën ata e mundën me rezultat 6-1.
“Isco? Në Kombëtare janë 8 ndeshje maksimumi, në Real Madrid janë mbi 60’të. Të gjithë lojtarët pra janë të rëndësishëm, edhe Isco është njëri prej tyre. Në fund tërë lojtarët e mij duhet të ndihen të rëndësishëm. Ky është koncepti i stërvitjeve të mija dhe nuk do ta ndryshojë sepse besojë në të”, ka thënë në fund të kësaj konference Zinedine ZIdane. /GazetaExpress/


