Zidane madhështor: 9 tituj në dy vite e gjysmë

PUBLIKUAR

Real Madridi e fitoi të shtunën mbrëma titullin e tretë më radhë në Ligën e Kampionëve dhe të tretën që prej Zinedine Zidane e mori drejtimin e skuadrës.

Ky ishte titulli i nëntë për Zinedine Zidane si trajner i Real Madridit në dy vite e gjysmë, transmeton Gazeta Express.

Në fakt, francezi nuk është eliminuar asnjëherë nga Liga e Kampionëve që prej se e udhëheq Realin nga fillimi i vitit 2016.

Zidane i ka fituar 3 tituj të Ligës së Kampionëve, 2 Kupa të Botës për Klub, 2 Super Kupa të UEFA-s, 1 titull në La Liga dhe 1 Super Kupë të Spanjës.

në vetëm dy vite e gjysmë si trajner i Real Madridit, Zidane e ka fituar Ligën e Kampionëve më shpesh se trajnerët legjendarë si, Sir Alex Ferbuson, Pep Guardiola, Jose Mourinho, Vicente Del Bosque, Jupp Heynckes, Ottmar Hitzfeld dhe Arrigo Sacchi. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...