Zidane: Ky është synimi i Real Madridit

PUBLIKUAR

Zidane thotë se synimi kryesor i Real Madridit për sezonin 2017/18, është triumfi në Ligën e Kampionëve.

Real Madridi sezonin që lamë pas shkroi histori në Ligën e Kampionëve, duke triumfuar dy herë me radhë, “Los Blancos” e mposhtën 4:1 në finale Juventusin.

Trajneri i Madridit, Zinedine Zidane, thotë se nuk do të ndalen me kaq dhe se synimi kryesor tani është triumfi për herë të tretë në këtë garë.

“Nuk do të jetë e lehtë, por triumfi për herë të tretë në Ligën e Kampionëve është synim i joni. Do të luftojmë shumë për të arritur këtë”, tha Zizu.

“Arritëm të fitojmë dy herë me radhë, kështu që tani do të tentojmë për herë të tretë”, deklaroi Zidane. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...