Zidane ka një premtim për tifozët e Real Madridit

PUBLIKUAR

Zinedine Zidane beson se Real Madridi do të shënoj fitoren e parë në “Santiago Benabeu” këtë sezon

Real Madridi nesër do të përballet me Espanyolin në “Santiago Benabeu”, në kuadër të xhiros së shtatë të La Ligës.

Ky takim për Los Blancos do të jetë shumë i rëndësishëm pasi këtë sezon, nga tri ndeshje të luajtura, nuk e ka shijuar ende fitoren para tifozëve të saj.

“Ende nuk keni fituar në Bernabeu? Ne kemi mundësinë që nesër ta ndryshojmë këtë fakt, ne nuk jetojmë nga e kaluara, tani ne mund të ndryshojmë këtë që po ndodh”, ka deklaruar Zidane në konferencën për media.

Real Madrid është shtatë pikë prapa Barcelonës, e cila është liderë e La Ligës me 18 pikë të tubuara. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...