Zidane i nxit spekulimet: Hazardi është futbollist fantastik

PUBLIKUAR

Për transferimin e Eden Hazardit është përfolur tash e një kohë të gjatë dhe deklarata e fundit e trajnerit të Real Madridit vetëm sa po i nxit edhe më shumë dyshimet për këtë transferim.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, e ka përshkruar Eden Hazardin si një lojtar fantastik dhe ai thotë se është që një kohë të gjatë adhurues i sulmuesit anësor të Chelseat, transmeton Gazeta Express.

Afati kalimtar i verës që po vjen mund të jetë rasti i fundit për Chelsean që të përfitojë para nga shitja e superyllit belg, pasi që kontrata e tij përfundon verën e vitit 2020, kur Hazardi mund të kalojë te cilido klub që do si transferim i lirë.

28-vjeçari nuk e ka mbajtur aspak sekret ëndrrën e tij për t’u bërë pjesë e skuadrës së Real Madridit. Tani, me deklarata të ngjashme është shprehur edhe trajneri francez, të cilin belgu e ka idhull.

“Hazardi është një lojtar që gjithmonë e kam vlerësuar, që ka luajtur në Francë dhe ia kam parë paraqitjet e tij shpesh. Ai është lojtar fantastik”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...