Zidane flet fjalë të mëdha për Ronaldon

PUBLIKUAR

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane e ka lavdëruar yllin e skuadrës, Crstiano Ronaldon

Cristiano Ronaldo nuk ishte pjesë e Real Madridit në fitoren ndaj Sevillas (3:0) në Copa del Rey. Edhe pse nuk ishte në formacion për këtë takim, portugezi ishte i pranishëm në zhveshtorën e skuadrës duke motivuar bashkëlojtarët.

Trajneri i Los Blancos, Zinedine Zidane ka thënë se fituesi i Topit të Artë për vitin 2016 është lideri brenda dhe jashtë fushë, përcjell Express.

“Ronaldo është një lider si brenda  dhe jashtë fushës. Ai është gjithmonë aty për t’i përshëndetur bashkëlojtarët para dhe pas lojës”, ka deklaruar Zidane në konferencën për media.

“Ai është një pjesë e madhe e ekipit edhe kur nuk luan. Ai ka shumë energji pozitive të cilën e transmeton te pjesa tjetër e ekipit dhe bashkëlojtarët dhe kjo është e rëndësishme. Ai është një lider, një lider i vërtetë., ka theksuar francezi. /Express/

Ronaldo e ka përshëndetur Jamesin në tunelin e “Satiago Bernabeut” pas dy golave ndaj Sevillas 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...