Zidane e lë sërish në shtëpi talentin që e bleu gjatë verës

PUBLIKUAR

Llorente dhe Ceballos nuk janë ftuar për sfidën me Celta Vigon, teksa do të mungojnë edhe Ramos, Benzema e Carvajal.

Dani Ceballos nuk është ftuar nga Zinedine Zidane për sfidën që Real Madridi e zhvillon sonte kundër Celta Vigos, shkruan Gazeta Express.

Talenti spanjoll i ardhur nga Betisi, Ceballos, po has shumë vështirësi që të gjejë vend në ekipin e Zidanit dhe gjatë verës mund të largohet, ashtu si i rikthyeri nga huazimi, Marcos Llorente, që gjithashtu është lënë jashtë për sfidën e sotme.

Ramos e Benzema do të mungojnë për shkak të dëmtimeve, kurse Dani Carvajal është i suspenduar. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...