Zidane e jep dritën e gjelbër për transferimin e Lewandowskit

PUBLIKUAR

Robert Lewandowski është i zgjedhur i Real Madridit për ta udhëhequr vijën e sulmit sezonin e ardhshëm, me trajnerin Zinedine Zidane që tashmë e ka dhënë dritën e gjelbër për transferimin e tij.

Madridi ka arritur marrëveshje në parim me agjentin e sulmuesit polak, izraelitit Pini Zahavi, raporton e përditshmja spanjolle “AS”, përcjell Express.

Sulmuesi i Bayern Munich i mbush 30 vjet në gusht prandaj ky është treni i tij i fundit për Madrid.

Reali ende nuk e ka kontaktuar klubin gjerman, i cili duhet theksuar se nuk dëshiron ta lejojë top golashënuesin e vet të largohet, edhe pse besohet se një çmim prej afro 100 milionë euro mund ta bindë gjiganti gjerman. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...