Zidane e bën të qartë: “Dua të vazhdoj me Madridin edhe sezonin e ardhshëm”

PUBLIKUAR

Zizu nuk dëshiron të largohet nga “Santiago Bernabeu”. Për dy vite e gjysmë, ai ka fituar tetë tituj, duke përfshirë dy trofe të Ligës së Kampionëve.

Zinedine Zidane shpreson të jetë trajner i “Los Blancos” edhe sezonin e ardhshëm, dëshirë që vështirë se mund t’i realizohet, sidomos nëse mbesin pa Ligën e Kampionëve – trofeu i vetëm në të cilën janë në garë për këtë sezon.

“Dua të vazhdoj”, u shpreh Zidane, duke treguar se synimi është të jetë trajner i Los Blancos edhe për sezonin e ardhshëm.

“Po të varej vetëm nga unë, do të vazhdoja, ideja është që të jem këtu sa më gjatë që është e mundur dhe këtë e kam treguar disa herë”, shtoi ai.

Zizu më tej e bëri të qartë se nëse qëndron, nuk dëshiron ndryshime: “nuk dua ndonjë lojtar të largohet”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...