Zidane dyfishon pushimin e Cristianos, rezultatet janë mbresëlënëse

PUBLIKUAR

Me francezin në stol për dy vite e gjysmë, Ronaldo është ndaluar të luajë në 31 ndeshje. Në pesë vitet e gjysmë para ardhjes së Zidane, Cristiano kishte munguar vetëm 33 ndeshje. Aktualisht këtë sezon, ai ka luajtur 9 ndeshje më pak se Messi.

Që kur Zinedine Zidane arriti në stolin e Real Madridit, më shumë se dy vite më parë, Cristiano Ronaldo ka munguar në 31 ndeshje, 17 prej tyre pa ndonjë lëndim apo suspendim, raporton AS, transmeton Gazeta Express.

Në pesë vite e gjysmë, para ardhjes së Zidane, me tre trajnerë; (Mourinho, Ancelotti dhe Benítez), Ronaldo ka humbur 33 ndeshje, 15 për arsye teknike.

Se pushimi që po aplikon Zidane për Ronaldon është pozitiv, u vërtetua edicionin e kaluar kur ai shënoi 10 gol nga çerekfinalja deri në finale të Ligës së Kampionëve, ndërsa aktualisht ka shënuar 23 gola në 12 ndeshjet e fundit.

Në finalen e Championsit në Lisbonë (2014) dhe Milano (2016) , ai arriti shumë i lodhur – por me pushim të vazhdueshëm, në finalen në Cardiff (2017), ai ishte i pandalshëm dhe shënoi dy gola kundër Juventusit.

Zizu ka pasur ndikim pozitiv në karrierën e Cristianos dhe ka gjitha meritat që një lojtar si Ronaldo, i etur për të luajtur çdo ndeshje, ka arritur ta bindë që kohë pas kohe ta lë në shtëpi.

Këtë sezon, ai ka luajtur 36 ndeshje, nëntë më pak se Leo Messi, dy vite e gjysmë më i ri, ndërsa paraqitjet janë pothuajse të ngjashme: ata shënojnë mes 31% dhe 32% të golave për ekipet e tyre. Portugezi ka shënuar tri më shumë se argjentinasi.

Ronaldo aktualisht numëron 39 gola në 36 paraqitje në të gjitha garat, Messi 36 në 45 paraqitje. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...