Zidane dridh Realin, zbulon lëndimin e Bales (Foto)

PUBLIKUAR

Zineidne Zidane, trajneri i Real Madridit, ka zbuluar se është i shqetësuar me lëndimin e Gareth Bales

Gareth Bale ka munguar në stërvitjen e Real Madridit, për shkak të një lëndimi, dhe do të mungoj në ndeshjen e së shtunës ndaj Sportng Gijonit, e cila luhet nga ora 16:15.

Trajneri i Los Blancos, Zineidne Zidane, ka zbuluar se është i shqetësuar me lëndimin e Gareth Bales, përcjell Express.

“Bale nuk do të luajë kundër Sportingut kjo është e sigurt. Ne do të shohim javën e ardhshme se çfarë do të ndodh me lojtarin. Tash nuk do të rrezikojmë asgjë, dhe do të shohim nga dita në ditë se si do të shkojnë gjërat”, ka deklaruar Zidane.

“Ai po vuan nga një lëndim në pjesën ku e ka operuar komben. Unë jam i shqetësuar, sepse nuk më pëlqen të shoh lojtarë të plagosur e sidomos në fund të sezonit. Unë shpresoj që ai të jetë së shpejti me ne”, ka theksuar Zidane. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...