Zinedine Zidane, trajneri i Real Madridit, ka lavdëruar portierin, Thibaut Courtois pas fitores ndaj Levantes.
Reali fitoi me shumë vështirësi në udhëtim te Levante 2-0, falë edhe super pritjeve të Courtois.
“Courtois na ka shpëtuar. Do të tentojmë që portieri jonë të vuaj më pak”, tha Zizu.
Ai gjithashtu kërkoi nga lojtarët që të jenë të përqendruar në fushë për 90 minuta, pasi në pjesën e dytë, Levante mori kontrollin e ndeshjen dhe lehtë ka mundur të marrë sa paku një pikë nga ky takim.
“Është dashur të shënojmë golin e dytë sepse kishim raste dhe me golin e dytë do të kishim ndryshuar. Tri ndeshje, tri fitore me radhë, dhe një barazim, çfarë të kërkoj më shumë, jam i lumtur me këta lojtarë”. /Gazeta Express/


