Zidane ka thumbuar drejtuesit e Barcelonës, duke thënë se: “është gënjeshtër të thuash se nuk i bëmë Realit korridorin e nderit sepse nuk luajtëm në Kupën e Botës”.
Real Madridi nuk ia bëri korridorin e nderit Barcelonës mbrëmë në “Camp Nou”, për ta nderuar për titullin e kampionit që e fitoi disa xhiro para fundit të edicionit.
Josep Maria Bartomeu është paksa i irrituar, pasi thotë se nëse do të ishte e kundërta, katalunasit do të bënin diçka të tillë.
Ai tha se në dhjetor nuk e bën diçka të tillë sepse nuk kanë marrë pjesën në garën që Reali triumfoi.
Por, Zinedine Zidane thotë se “kjo është gënjeshtër”.
“Dikush po thotë se ata nuk e bënë atë (korridorin e nderit në dhjetor) sepse nuk ishin në këtë garë. Kjo është gënjeshtër. Ti duhet të fitosh Ligën e Kampionëve për të luajtur në Kupën e Botës dhe në Champions jemi të gjithë, luajmë të gjithë”, u përgjigj Zidane.
Para ndeshjes Zidane insistoi: “Nuk do të bëjmë, ata nuk na e kanë bërë neve dhe s’do ta bëjmë as ne”
Sfida e zhvilluar në Camp Nou u mbyll 2-2, fitues doli Barcelona – pasi vazhduan ecurinë fantastike pa humbje dhe kanë mbetur edhe tri takime për të shkruar histori. Kurse Reali doli si humbës nga ky takim, pasi u dëmtua Cristiano Roanldo dhe është seriozisht në dyshim për finales e Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit. /Gazeta Express/


