Zidane: Bale do të qëndrojë në Real!

PUBLIKUAR

Zidane thotë se Gareth Bale do të qëndrojë te Reali edhe sezonin a ardhshëm.

Gareth Bale nuk luajti për asnjë minutë kundër Juventusit në Ligën e Kampionëve dhe për t’i rritur edhe më shumë spekulimet për një largim të mundshëm nga Real Madridi, ai ishte shumë i ftohtë – nuk i festoi golat e shokëve të skuadrës.

Për këtë Bale është kritikuar shumë dhe vazhdimisht raportohet se ky është sezoni i fundit i uellsianit në “Bernabeu”, por Zinedine Zidane e thotë të kundërtën.

“Sezonin e ardhshëm Bale do të jetë këtu. Ai do të qëndrojë. Kjo është ndjenja ime”, u shpreh Zizu.

“Bale është i rëndësishëm për ne dhe kemi nevojë për të. Ndeshjen e fundit luajtën lojtarë tjerë dhe bën punë të mirë”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...