“Zhvillimi i Sakas, është i ‘çmendur’”

PUBLIKUAR

Trajneri i Gunners, Mikel Arteta ka pasur lavdata të mëdha për tinejxherin pasi që ai bëri paraqitjen e tij të parë me Kombëtaren e Anglisë në fitoren e tyre 3-0

Bukayo Saka “është zhvilluar” si një top lojtarë këto muajt e fundit, sipas Mikel Artetas, në një shkallë të “çmendur

Saka ka pasur një super seson këtë vit në Emirates Stadium, duke bërë 29 paraqitje në të gjitha garat me Gunners si dhe duke i ndihmuar Arsenalin që ta fitojë për herë të 14 kupën FA.

19 vjeçari ka kontribuuar me katër gola dhe 11 asiste për Arsenalin, derisa ka luajtur në disa pozita të ndryshme për Arsenalin këtë sezon.

Saka ka nënshkruar kontratë të re katër vjeçare si shpërblim me paraqitjen e tij në korrik dhe ka pasur edhe një fillim të ri këtë sezon.

“Absolutisht ka qenë një zhvillim i madh i tij si rezultat i punës së mirë që është bërë më të në Hale End, me të gjithë trajnerët, me edukimin që ai e ka marrë aty dhe karakterin e një lojtari klas që ai është sot”, ka thënë trajneri spanjoll i Arsenalit për rritjen e shpejt të Saka.

“Mënyra se si është pjekur ai, mënyra si luan me ata që e rrethojnë është i madh. Fizikisht ka përparuar. Ai duket më i vjetër, ai është në gjendje që ta lexoj lojën, situatën ku ndohet, ai zgjedh problemet, si dhe mendon para se ta merr vendimin”.

“Komunikimi i tij është përmirësuar më shokët e skuadrës si dhe ai gjithmonë është më i afërt me skuadrë, është i integruar dhe e ndjen rëndësinë në ekip”. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...