Zhvillimet në Koshare, Policia del në vendin e ngjarjes pasi serbët hoqën flamurin shqiptar

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

EID Klima në Lipjan hap dyert, Klima me super çmime

Nga nesër mund të paiseni me Klima të ndryshme nga EID Klima në Lipjan. EID...

Vranësira e shi, parashikimi i motit për sot

Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të...

Një prift serb ka hequr një flamur shqiptar që qëndronte në kullën e vrojtimit në Koshare, teksa kishte përfunduar një ecje prej mbi 7 orë. Pas raportimit të mediave, Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, i cili tha se Policia është duke e hetuar rastin, por ende nuk kanë ndonjë informacion.

Në një video të publikuar nga gazeta serbe “Novosti”, prifti, i shoqëruar nga dy miq të tij, u ngjit në tavanin e kullës dhe hoqi flamurin shqiptar, që kishte ngelur atje që nga koha e luftës.

“Meqenëse isha sipër, pashë drejt flamurin, atë shqiptar, i cili fluturon nga kulla e vrojtimit që nga viti 1999, pas tërheqjes së ushtrisë sonë. Disa emocione më pushtuan dhe iu afrova dhe e hoqa”, ka thënë prifti serb. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Vranësira e shi, parashikimi i motit për sot

Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të...

Hajnat e druve në Ferizaj sulmojnë policinë, arrestohen dhe u konfiskohen traktorët e motosharrat

Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Dremjak të Ferizajt, meqë të njëjtit...

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...