Zhegrova flet pas golit, e bën një premtim të madh

PUBLIKUAR

Edon Zhegrova e shijoi mbrëmë golin e parë në fanellën e Lillet, ku u transferua në janar nga Baseli.

Ylli kosovar u inkuadrua në lojë në minutën e 82-të dhe e gjeti golin vetëm në minutën e fundit, shkruan “Gazeta Express”.

Ai ndihet i lumtur për këtë dhe zotohet se do të mundohet t’i gëzojë më shpesh tifozët e kampionit francez.

“Mbi të gjitha, jam i lumtur që i fituam tri pikë. Ishte mjaft e rëndësishme, ekipi bëri punë mjaft të mirë duke fituar 4:0. Natyrisht, jam i lumtur për golin e parë, shpresoj që të vijnë edhe të tjerë”, theksoi fillimisht përfaqësuesi kosovar për mediumin francez “le11hdf.fr”.

“Unë do të vazhdoj të punoj fort, shënova ose nuk shënova. Gjithmonë punoj shumë dhe kur trajneri ma jep mundësinë të luaj, e jap më të mirën për ekipin”, shtoi ai.

Zhegrova e përshkroi edhe golin, duke thënë se u mundua të gjuante dhe për fatin e tij, mbrojtësi e devijoi topin, i cili përfundoi në rrjetë.

Ai thotë se është ndjenjë e veçantë kur shënon pasi inkuadrohesh nga bankina pasi në të ardhmen trajneri mund t’i japë më shumë hapësira për të luajtur.

Ish-futbollisti i Prishtinës thekson se është pritur mjaft mirë nga lojtarët dhe nga stafi që nga dita e parë.

Për këtë është i lumtur dhe ndihet si në shtëpi, shkruan “Gazeta Express”.

Ai po e ndien në zemër edhe mbështetjen e tifozëve, që kur iu bashkua klubit francez.

“Jam mjaft i lumtur këtu. Shpresoj që të jem në gjendje të festoj së bashku me tifozët edhe shumë gola të tjerë në të ardhmen”, përfundoi Zhegrova.

Ai e bëri hapin e radhës në karrierë dhe është i vendosur ta tregojë veten në Francë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...