Zhegrova dhuron spektakël gjatë pushimeve në Turqi

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...

Sulmuesi anësor i Kosovës, Edon Zhegrova, ka shkuar për pushime në Antali të Turqisë, menjëherë pasi e kreu detyrën e tij me Kombëtaren dardane.

Ai ka dhënë spektakël edhe në Turqi, duke publikuar fotografi nga atje në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social Instagram, ku shihet duke e shfaqur talentin me një top futbolli në këmbë, shkruan Gazeta Express.

Pasi që Arbër Zeneli u lëndua rëndë në ndeshjen kundër Malit të Zi qysh në minutën e 21-të, Edon Zhegrova e pati mundësinë të luajë për më shumë minuta sesa zakonisht për Kosovën, shkruan Gazeta Express.

Ai e zëvendësoi në Podgoricë Zenelin e lënduar, ndërsa të enjten në Sofje ishte titullar në skuadrën e zgjedhur nga trajneri Bernard Challandes.

Ai luajti deri në minutën e 76-të të ndeshjes, kur ia lëshoi vendin Elbasan Rashanit, i cili edhe e shënoi golin e fitores pak momente para se të përfundonte ndeshja, të cilën Kosova e fitoi me rezultat 3:2.

Pas këtyre ndeshjeve, Zhegrova festoi për pak kohë me bashkëlojtarët e tij e pastaj u nis për pushime në Turqi, siç bëhet e ditur përmes llogarisë së tij në Instagram. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...