Zhdukja e 15 vjeçarit nga Gjakova – babai tregon rasti

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Hajnat e druve në Ferizaj sulmojnë policinë, arrestohen dhe u konfiskohen traktorët e motosharrat

Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Dremjak të Ferizajt, meqë të njëjtit...

Rrahje në rrugën Haradin Bajrami në Lipjan, arrestohen katër të mitur

Policia Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur)...

Pal Hiseni 15 vjeç nga fshati Nec i Gjakovës, si çdo ditë tjetër edhe dje kishte për të shkuar në shkollë. Por, edhe pse ishte nisur drejt shkollës nuk e kishte mbajtur asnjë orë mësimore. Nëna e tij e kishte dërguar me veturë deri në rrugën “Gjon Nikollë Kazazi”, ata u përshëndetën rreth orës 12:00 dhe më nuk u dëgjuan. Telefoni i ishte ndalur rreth orës 12:30 dhe nga ajo kohë ende nuk dihet vendndodhja e tij. Nik Hiseni, babai i Palit, tregon për Gazetën Express se si e kërkoi djalin tek të gjithë të afërmit, por nuk e gjeti askund. Pas orës 20:00, zhdukjen e tij familja e kishte raportuar edhe në polici. Që nga mbrëmë policia po punon intensivisht për të gjetur vendndodhjen e të miturit.

Nik Hiseni është baba i katër fëmijëve, dy djemve dhe dy vajzave. Në një bisedë për Express, ai thotë që Pali është nxënës i mirë dhe që nuk ka pasur ndonjë problem. Rrëfen rreth kontaktit të fundit që djali e kishte pasur me nënën e tij, si kishte ngrënë bukë në një qebaptore e krejt në fund si e kishte mbushur telefonin në postë për të thirrur një taksi që nuk dihet se ku ka shkuar.

“Ka qenë ora 12:00 e ditës së djeshme, shoqja e ka pru me veturë në rrugën “Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë. Djali ka hy në qepabtore edhe ka ngrënë bukë, ka vazhdu rreth 5 metra ku ka shku në postë edhe e ka marrë një mbushje edhe prej atij momenti kur e ka marrë mbushjen e ka telefonu një taksi. Edhe më absolut nuk dim kurgjë”, tha babi i Palit.

Niku thotë se gjatë ditës së djeshme ka qenë në Prishtinë, por nga ajo që ka dëgjuar tregon se djali është parë para shkollës, rreth orës 13:00, ku edhe do t’i fillonte ora e parë e mësimit.

Më tej, Nik Hiseni tregon se gruaja e tij e ka pritur me veturë për ta marrë nga shkolla por Pali nuk kishte ardhur.

“Në mbrëmje shoqja e ka prit me makinë edhe djali nuk ka ardhë, ajo ka qenë e shqetësuar për shkak që nuk ka ndodhë mu vonu”, thotë ai.

Menjëherë pas vonesës familja ka vazhduar kërkimet.

“Kam lajmëru policinë në ora 20 e diçka, jam kthy e kom pyet familjaret të afërmit në fshat kom pyt, por nuk është gjetur”- thotë Nik Hiseni.

Telefoni i Pal Hisenit ka mbetur pa valë dje rreth orës 12:33 dhe më familja nuk din asgjë për të miturin.

Express mëson se policia ka intervistuar edhe takstistin por ai ka thënë se nuk i kujtohet rasti.

Express ka kontaktuar edhe më zëdhënësen e policisë së Gjakovës, Lirije Podrimaj e cila tha se policia po vazhdon intensivisht hetimet për të gjetur të miturin.

“Po vazhdojmë me hetime intensive dhe deri në këto momente nuk kemi informacione lidhur me vend ndodhjen e të miturit”, tha Podrimaj.

Familja, përmes mediave dhe rrjeteve sociale ka bërë publik edhe një apel ku në rast se dikush e ka parë Palin gjatë ditës së djeshme të lajmërohet.

Në një përgjigje elektronike dhënë Gazetës Express policia ka njoftuar se gjatë këtij viti (1 janar deri 12 dhjetor 2017) ne polici janë paraqitur 227 raste si ,,Person i zhdukur”. Sa i përket gjinisë, një e katërta janë meshkuj, pjesa tjetër femra. Ndërsa gjatë vitit 2016 janë evidentuar 224 raste të tilla./Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Hajnat e druve në Ferizaj sulmojnë policinë, arrestohen dhe u konfiskohen traktorët e motosharrat

Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Dremjak të Ferizajt, meqë të njëjtit...

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Në këto vende do të ketë sot ndërprerje të rrymës, shkak punimet në rrjet

KEDS ka njoftuar se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të...