Zhduket një aeroplan rus me 11 anëtarë të ekuipazhit

PUBLIKUAR

Aeroplani transportues rus i tipit “Ilyushin Il-76”, që kishte marrë pjesë në operacionin e shuarjes së zjarrit në një pyll, është zhdukur sot në mëngjes në rajonin Irkutsk së bashku me 11 anëtarët e ekuipazhit, kanë bërë të situr shërbimet e kërkim shpëtimit.

Një burim nga shërbimi i kërkim-shpëtimit ka deklaruar për agjencinë e lajmeve TAS, se aeroplani “Ilyushin Il-76” që kishte marrë pjesë në shuarjen e zjarrit në rajonin Irkutsk, kishte humbur kontaktin me radio derisa po fluturonte në një lartësi prej 3.000 metra, transmeton Telegrafi.

“Aeroplani ishte ngjitur në ajër për të shuar zjarrin, dhe pas disa minutave kemi humbur kontaktin në radiolidhje”, ka shtuar burimi.

Sipas të dhënave, aeroplani i takon ministrisë ruse për situata të jashtëzakonshme. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...