Zhduket një 23-vjeçar nga Lipjani, policia dhe familja në kërkim të tij

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Një i ri nga Lipjani është raportuar i zhdukur nga familjarët e tij. Ata e kanë lajmëruar rastin edhe në polici, pasi djali i tyre 23-vjeçar ka dalë nga shtëpia tash e katër ditë dhe më nuk është kthyer, raporton Express.

Para katër ditësh ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Familjarët ne 23-vjeçarit Shqipdon Aliu nga Gadimja e Poshtme e Lipjanit nuk kanë asnjë gjurmë nga ai që prej datës 12 të këtij muaji.

Ata kanë thënë për Express se që nga e diela iu ka humbur kontakti me Shqipdonin.

“Shqipdoni është 23-vjeçar, afërsisht i gjatë 1.80 m. Nuk kemi kontakte me të që nga dita e diele me 12 tetor”, thonë familjarët.

Shqipdon Aliu, 23-vjeçari i zhdukur

Ata kanë treguar se zhdukjen e familjarit të tyre e kanë lajmëruar edhe në Policinë e Kosovës.

Këtë përveç familjarëve e ka konfirmuar për Express edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti ka treguar se rasti është paraqitur në stacionin policor në Lipjan para dy ditësh.

“Me datën 14 tetor rreth orës 17:00 në stacionin policor në Lipjan është raportuar për një person të zhdukur. Njësitet përkatëse policore në koordinim me Prokurorinë janë duke u marrë me rastin”, ka thënë Ahmeti.

Ndërkaq familjarët e 23-vjeçarit kanë vënë në dispozicion edhe numrat e telefonit duke apeluar tek qytetarët se nëse e kanë parë apo e shohin Shqipdonin të thërrasin për t’u dhënë informata.

“Për çdo informatë ju lutemi na lajmëroni në këta numra të telefonit: 045 855 325, 049 155 625, 044 454 891 ose ndonjë nga numrat e policisë”, apelojnë familjarët.

E zhdukja e personave pa lënë asnjë gjurmë këtë vit ka shënuar rritje.

Gazeta Express ka kërkuar nga Policia e Kosovës statistika se sa persona deri më tani janë shpallur të zhdukur, e përgjigja që ka marrë ka qenë shokuese.

Në statistikat qe Gazeta Express ka marrë nga Policia e Kosovës për shtatë muajt e parë të vitit janë raportuar të zhdukur 132 persona.

Vetëm në muajin shkurt, ishin zhdukur dy vajza të reja brenda dy ditësh. Madje rastet e zhdukjes ishin raportuar nga prindërit e tyre, të cilët edhe publikisht kishin dalë duke bërë thirrje që vajzat e tyre të kthehen në shtëpi.

SHIKO MË SHUMË

Nderohen dëshmorët dhe martirët në fshatin Sllovi

  Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës...

Kanosje në Lipjan, arrestohet një person

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është kanosur nga...

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...